Mënyrën më të mirë të depilimit ta mëson gjyshja (FOTO) – AlpeGossip
Mënyrën më të mirë të depilimit ta mëson gjyshja (FOTO)

Mënyrën më të mirë të depilimit ta mëson gjyshja (FOTO)

Ç`nuk heq gruaja e shkretë (po edhe ca burra) për të zhdukur përgjithësisht, përkohësisht qimet e tepërta. Themi përgjithësisht se ka edhe lazer që t`i heq përgjithmonë. Ama jo të gjithë i kanë mundësirat. Dilema e mjetit që përdor për të përmbushur qëllimin do ta shoqërojë gjithë jetën. Pickatore, brisk, ngjitës, kremra depilues, makina me korrent e bateri, apo thjesht një fije peri? Besojeni ose jo, kjo e fundit është metoda më e mirë. Kështu që mos shpenzo kokërr leku për të blerë gjithë këto pajisje e produkte.

Heqja e qimeve me fije mund të jetë një alternativë e vlefshme sidomos për ata me lëkurë të ndjeshme. Ishin gratë e vendeve të lindjes ato që e bënë të parat. Për pushin e fytyrës, mustaqet mbi buzë dhe vetullat, kjo është më e mira. Pa asnjë kosto, as ekonomike e as irrituese. E mira më e madhe që kjo metodë ka, është afatgjate. Me kalimin e viteve, rrënja dobësohet dhe do vijë një ditë kur nuk do të keni më nevojë të depiloheni.

Edhe po s`e bëre dot vetë, shko te parukierja. Fundja, kërkoji të ta mësojë dhe bëje vetë pastaj.