Do t’i mungoi ekranit/ Ndahet nga jeta aktorja e madhe franceze – AlpeGossip
Do t’i mungoi ekranit/ Ndahet nga jeta aktorja e madhe franceze

Do t’i mungoi ekranit/ Ndahet nga jeta aktorja e madhe franceze

Luante rolet e aristokrateve në shumë nga filmat më të njohur francezë
Aktorja e famshme franceze Stephane Audran, më e njohur për rolet në filmat “Banketi i Babettes” dhe “Sharmi diskret i borgjezisë”, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, ka njoftuar djali i saj Thomas Chabrole.

“Përgjithmonë do ta kujtojmë praninë e saj, elegancën dhe zërin e papërsëritshëm”, ka shkruar në Ttwitter ministri francez i kulturës Francoise Nyssen, transmeton Gazeta Express.

Stephanie Audran ka luajtur në shumë filma të Claude Chabrole, si “Kushërinjtë”, “Bushtrat”, “Pak para muzgut” “Violette Noziere”… Në filmat e Chabrolit, me të cilin ka qenë e martuar nga viti 1964 deri më 1980, kryesisht ka interpretuar pjesëtare të borgjezisë franceze, elegante, inteligjente, të përmbajtura, por pasionante.

Të dy filmat e saj më të njohur, “Banketi i Babettes” dhe “Sharmi diskret i borgjezisë”, janë fitues të Oskarit për film më të mirë të huaj.