Pas sherrit Çiljeta i fshiu këngën për hakmarrje?! Flet më në fund Fifi: Ajo ka… – AlpeGossip
Pas sherrit Çiljeta i fshiu këngën për hakmarrje?! Flet më në fund Fifi: Ajo ka…

Pas sherrit Çiljeta i fshiu këngën për hakmarrje?! Flet më në fund Fifi: Ajo ka…

Ditën e djeshme lajmi se ish-mikeshat shumë të mira, këngëtaret Çiljeta dhe Fifi nuk flasin më, bëri bujë! Ishte këngëtarja Fifi, e cila për emisionin “Tell – all” tregoi se Çiljeta ishte zemëruar me këngëtaren nga Kosova sepse e kishte votuar me pak pikë në festivalin “Këngën Magjike”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, “Xing.al” raportoi se hiti i tyre i famshëm “Big Booty” është fshirë nga You Tube dhe sipas portalit ka qënë Çiljeta ajo që e ka fshirë këngën për hakmarrje ndaj Fifit.

Mirëpo e kontaktuar nga “iconstyle.al”, këngëtarja Filloreta Raçi, hodhi poshtë zërat se bashkëpunimi mes tyre është fshirë nga këngëtarja e hitit “Hajmali”.

“Kënga ka një vit e gjysmë që nuk është në youtube. Madje as Çiljeta nuk e di arsyen se përse është fshirë” – u shpreh Fifi për “iconstyle.al”.