Ledion Liço poston foton e ëmbël me familjen, fansat “KRYQËZOJNË” Sarën: Të paska dal… (FOTO) – AlpeGossip
Ledion Liço poston foton e ëmbël me familjen, fansat “KRYQËZOJNË” Sarën: Të paska dal… (FOTO)

Ledion Liço poston foton e ëmbël me familjen, fansat “KRYQËZOJNË” Sarën: Të paska dal… (FOTO)

Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Ata janë tepër aktivë në rrjetet sociale dhe mbajnë kontakt të vazhdueshëm me fansat e tyre. Prej disa ditësh Sara dhe Ledioni, së bashku me djalin e tyre Londonin po kalojnë një periudhë pushimesh në ishujt Maldive.

Dyshja e njohur ka ndarë vazhdimisht foto me fansat nga pushimet e tyre luksoze. Mbrëmjen e djeshme Ledioni ka postuar në Instagram një foto të ëmbël me familjen e tij në plazh dhe tregon se sa me fat është Londoni që ka një nënë si Sara.

“Londoni është djali më fatlumë në botë që ka një nënë si ty.”, shkruan Ledioni krahas fotos së ëmbël të familjes së tij të vogël.

Mirëpo fansat kanë kapur një detaj në trupin e Sarës, të cilin e kanë komentuar gjerësisht.

“Sa paska dal dhjami barkut”, shkruan një ndjekës.

Përgjigja e Ledionit në këtë rast ishte e menjëhershme duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për dhjam, por për këmbën e Londonit që ishte vendosur para barkut të Sarës.

“Në fakt është këmba e bebit”, shkruan Ledioni.

 

 

Mund të themi se Sara është një ndër ato femra të njohura shqiptare që e ka arritur formën e saj perfekte të trupit vetëm pak kohë pas sjelljes në jetë të djalit.