SA NJË MAKINË/ Veshja e fundit e Loredanës paska çmim të llahtarshëm (FOTO) – AlpeGossip
SA NJË MAKINË/ Veshja e fundit e Loredanës paska çmim të llahtarshëm (FOTO)

SA NJË MAKINË/ Veshja e fundit e Loredanës paska çmim të llahtarshëm (FOTO)

Sa një makinë… Po, është tamam siç e lexuat në titull!

Këngëtarja e njohur Loredana, partnerja e Mozzik, së fundmi na ka habitur të gjithëve me veshjen e saj super të shtrenjtë.

Ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në makinë duke kënduar dhe mban veshur kompletin sportiv nga marka prestigjioze Louis Vuitton.

Është i vërtetë fakti që ajo gjithmonë vishet me gjëra të kushtueshme, por kësaj here na ka dalë jashtë pritshmërive. Pas një kërkimi të thjeshtë zbulohet se kostumi që ajo mban veshur kushton as më pak, as më shumë se 3800 euro.

Rikujtojmë se më datën 1 shkurt të këtij viti, dyshja Mozzik-Loredana kanë publikuar hitin e tyre më të fundit “Romeo&Juliet”, suksesi i të cilit ka kaluar edhe oqeanin, duke u renditur si një nga këngët më të dëgjuara në Amerikë.