NIS "NË KURTHIN E PITER PAN 2"/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e mbrëmjes (FOTO) - AlpeGossip
NIS “NË KURTHIN E PITER PAN 2″/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e mbrëmjes (FOTO)

NIS “NË KURTHIN E PITER PAN 2″/ Alketa Vejsiu zbulon surprizën e mbrëmjes (FOTO)

Mbrëmjen e sotme do të startojë edicioni i dytë i emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, një emision i dedikuar tërësisht fëmijëve. Në profilin e saj në ‘Instagram’, moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, ka zbuluar se dy të ftuarat e para të edicionit të 2 do të jenë ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani
Përveç të ftuarave, Alketa ka zbuluar edhe surprizën e madhe për të gjithë publikun. Ajo ka rrëfyer nëpërmjet videove se së bashku me Elhajdën do të këndojnë këngën fituese të ‘Kënga Magjike’, Plas.

Po ashtu regjisorja Vera Grabocka tregon se në edicionin e dytë do të ketë pjesëmarrje dhe të fëmijëve që u bënë shumë të dashur për publikun në edicionin e parë. Një ndër tyre do të jetë edhe Eno Bimbi, i cili do të moderojë përkrahë Alketës.