‘MENDONTE SE ISHTE SET FOTOGRAFIK/ Genci tregon prapaskenat e propozimit – AlpeGossip
‘MENDONTE SE ISHTE SET FOTOGRAFIK/ Genci tregon prapaskenat e propozimit

‘MENDONTE SE ISHTE SET FOTOGRAFIK/ Genci tregon prapaskenat e propozimit

Pak më parë, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë publikuar në profilet e tyre në Instagram momentin e veçantë kur Genci i ka propozuar për martesë këngëtares.
Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit që lamë pas, në një ambient të hapur e të zbukuruar me qirinj.

Në fotot e publikuara, Genci shfaqet i ulur në gjunjë teksa propozon Enin, e cila e emocionuar përlotet dhe mbulon fytyrën me njërën dorë.

Në postimin e tij, Genci ka zbuluar se e gjitha ka ndodhur në Plavë dhe Eni nuk ka qenë në dijeni aspak për surprizën e përgatitur, pasi Genci e kishte bërë të mendojë se do të jetë thjesht një set fotografik.

“Momenti më i bukur, në plavën e bukur, me të bukurën time. 03.11.2018

Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting.”- shkruan Genci krahas postimit.