Surprizon Selena Gomez! Sjell trendin e ri të flokëve për pranverë 2018 (FOTO) – AlpeGossip
Surprizon Selena Gomez! Sjell trendin e ri të flokëve për pranverë 2018 (FOTO)

Surprizon Selena Gomez! Sjell trendin e ri të flokëve për pranverë 2018 (FOTO)

Selena Gomez i ka surprizuar të gjithë me shfaqjen e saj në javën e modës në New York. Këngëtarja e famshme zgjedh gjithmonë momente të rëndësishme për të bërë ndryshime në pamjen e saj.

Në tapetin e kuq të AMA-s në nëntor të 2017-s Selena na befasoi të gjithëve kur u shfaq me flokët bionde. Brenda natës ajo ndryshoi dhe “tradhtoi” ngjyrën e flokëve me të cilën ishim mësuar ta identifikonim. Një ndryshim i bukur ky që u përgëzua nga të gjithë.

Ky eksperimentim në ngjyrën e flokëve nuk zgjati shumë sepse në festat e fundvitit Selena iu rikthye përsëri ngjyrës së saj të dikurshme.

Në javën e modës në New York Selena ka zgjedhur ti befasoj përsëri të gjithë me ndryshimin e radhës në pamjen e saj. Një ndryshim drastik që nuk e kishim parë më parë tek ylli botëror. Flokë ngjyrë çokollatë të hapur dhe me balluke të gjata.