E ZURI GJUMI DHE NUK SHKOI NË EMISION/ Gentian Zenelaj bën të papriturën - AlpeGossip
E ZURI GJUMI DHE NUK SHKOI NË EMISION/ Gentian Zenelaj bën të papriturën

E ZURI GJUMI DHE NUK SHKOI NË EMISION/ Gentian Zenelaj bën të papriturën

Shumë pak e dinim, por një ndër punët e para të aktorit dhe moderatorit, Gent Zenelaj ka qenë në radion “ClubFM”. Ditën e sotme ai ka ndarë në emisionin “Klubi i mëngjesit” me moderatorët Flori Gjini dhe Suada Daci një ndodhi shumë interesante, që ka ndodhur vite më parë kur drejtonte programin e mëngjesit në po këtë radio.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra “siç po thosha” që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”,-tha Genti. Kjo deklaratë e tillë shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Po juve ju ka ndodhur të shkoni më vonesë në punë?