PAS AKUZAVE PËR PËRDHUNIM/ Gjiko shijon pushimet në Milano krah Elita Rudit – AlpeGossip
PAS AKUZAVE PËR PËRDHUNIM/ Gjiko shijon pushimet në Milano krah Elita Rudit

PAS AKUZAVE PËR PËRDHUNIM/ Gjiko shijon pushimet në Milano krah Elita Rudit

Reperi i njohur Asdren Gjikolli ose i njohur ndryshe si Gjiko po përballet me akuzat se ka përdhunuar një të mitur në vitin 2015.

E ndërsa mediat kosovare kanë publikuar detaje të reja sa i përket çështjes së tij, reperi lajmëroi gjatë ditës së sotme se do të sjellë në treg këngën e tij më të re.

‘’17.04.2022.Ora 14:00 Qëndroni në pritje’’, ka shkruar Gjiko në postimin e bërë.

Reperi i ka mohuar të gjitha akuzat që i janë bërë në lidhje me përdhunimin e të miturës, dhe teksa pret të publikojë këngën e radhës reperi po shijon pushimet me bashkëshorten e tij në Milano.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar disa video i përqafuar me partneren e tij, Elita Rudin, duke kënduar me sa duket fragmente nga kënga që pritet të publikohet.