KONFIRMOHET LIDHJA? Kledi Bahiti dhe Krusita kapen “mat” në provat e “Këngës Magjike” – AlpeGossip
KONFIRMOHET LIDHJA? Kledi Bahiti dhe Krusita kapen “mat” në provat e “Këngës Magjike”

KONFIRMOHET LIDHJA? Kledi Bahiti dhe Krusita kapen “mat” në provat e “Këngës Magjike”

Ditën e djeshme u njoftua se Kledi Bahiti nuk është më beqar, pasi është në një lidhje dashurie me artisten pjesëmarrëse të “Këngës Magjike”, Krusita. Sipas ‘Blitz.al’, Kledi është parë vazhdimisht në shoqërinë e këngëtares dhe dyshohet se mes tyre lidhja nuk është vetëm ajo mes një producenti dhe artisti.

“Blit.al” ka arritur të fotografojë ditën e sotme çiftin e ri të showbiz-it shqiptar! Kledi duket se ka shoqëruar Krusitën në provat e festivalit të “Këngës Magjike”, teksa shfaqen të ulur së bashku, larg konkurrentëve të tjerë të spektaklit.

Krusita është prezantuar në “Këngën Magjike” me këngën “Akull”, një projekt muzikor që mban firmën e kompozitorit Kledi Bahiti.

Më herët në një intervistë për “Thumb”, kompozitori Kledi Bahiti ka treguar se gjatë prodhimit të një kënge mund të ketë dhe lindje ndjenjash:

“Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që material i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”.

Të ketë folur baladën e Krusitës vallë?