E ZBULON LUANA/ Moderatorja tregon se ku i ka parë disa konkurentë të “Për’puthen” para se të bëheshin të “famshëm” – AlpeGossip
E ZBULON LUANA/ Moderatorja tregon se ku i ka parë disa konkurentë të “Për’puthen” para se të bëheshin të “famshëm”

E ZBULON LUANA/ Moderatorja tregon se ku i ka parë disa konkurentë të “Për’puthen” para se të bëheshin të “famshëm”

Si asnjëherë më pare puntata e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është shumë ndryshe pasi të ftuar janë konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen” dhe jo personazhet VIP që kanë shumë vite karrierë në profesionet e tyre siç jemi mësuar të shohim çdo episod.

Autorja e programit zbuloi se emisioni sonte nuk i dedikohet çifteve të vërtetë por është një puntatë në tentativë për çifte.

Në promon e emisionit Luana Vjollca zbuloi se do ndodhin shumë të papritura; puthje të zjarrta për herë të parë dhe skena shumë pasionante mes vajzave dhe çunave të ‘Përputhen’.

Por para se të fillonin sfidat pikante, moderatorja pati një pyetje për disa nga konkurrentët:

“Ku iu kam parë disa prej jush? Ku ju kam pare?”, ishte pyetje e Luanës duke vazhduar kështu:

“Ah kjo memoria ime! Iu kam parë në audicionet e “Take Me Out”; e keni vendosur që do martoheni sivjet me patjetër? Do iu kisha martuar unë, se kështu është kur nuk e realizova dhe ju po martoheni vetë”, përfundoi autorja e “Shiko Kush LUAN” dhe programit të famshëm “dating” Take Me Out”, vazhdimësia e të cilit u ndërpre nga karantina.