“ME ATË MINIFUND QË KE VESHUR I TËRBOVE DJEMTË”/ Nënë Hamideja “kritikon” moderatoren e njohur (VIDEO) – AlpeGossip
“ME ATË MINIFUND QË KE VESHUR I TËRBOVE DJEMTË”/ Nënë Hamideja “kritikon” moderatoren e njohur (VIDEO)

“ME ATË MINIFUND QË KE VESHUR I TËRBOVE DJEMTË”/ Nënë Hamideja “kritikon” moderatoren e njohur (VIDEO)

Moderatorja e njohur Fioralba Dizdari ishte e ftuar ditën e sotme në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”.

Si një vajzë e re me moshë dhe e pa mësuar me punët e vështira të fshatit, Fioralba u vendos nën kujdesin e nënës së fermës. Hamidesë.

Teksa nënë Hamideja dhe Fioralba po arnonin çarçafët e femrës, mes tyre nisi një diskutim, ku nuk munguan as “kritikat”. Nëna i tha moderatores se e ka veshur fundin tepër të shkurtër, duke shtuar se kështu “tërbohen” djemtë.

Pjesë nga biseda:

Nënë Hamideja: Ti je me minifund moj bija e nënës.

Fioralba: Pse çfarë ka kanë ndryshuar kohët moj nëna.

Nënë Hamideja: Jo koha po e njëjta është. Mbaje të gjatë fundin.

Fioralba: Po pse duhet ta mbaj fundin deri aty.

Nënë Hamideja: Sepse dukesh dhe i tërbuat çunat.

Fioralba: O nëna çunat tërbohen edhe kur i ke veshur fundin e gjatë, edhe kur e ke të shkurtër, nuk ka lidhje ajo.

Nënë Hamideja: Kur e ke të shkurtër të shikon më shumë.

Fioralba: Po nuk të gjen gjë nga sytë o nëna.

Nënë Hamideja: Jo liri të keqen nëna, deri diku duhet shtrënguar puna.