U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka publikon FOTON e veçantë të vajzës duke fjetur – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka publikon FOTON e veçantë të vajzës duke fjetur

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka publikon FOTON e veçantë të vajzës duke fjetur

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, na ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë pasi solli në jetë vogëlushen e cila u pagëzua me emrin e veçantë, Gala.

Gjatë kësaj kohë, bukuroshja ka qenë shumë aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku ka dhënë mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes së bebit.

Aktorja nuk e ka problem të prezantojë bekimin e jetës së saj me të gjithë botës dhe mirë bën sepse na kënaqi sytë.

Sot, Eliona na ka qerasur me një foto shumë të lezetshme të të bijës, e cila po ndryshon nga dita në ditë mirëpo ne ende nuk e dallojmë dot se cilit prej prindërve i ngjan.

Gala ka pozuar teksa fle krahas kukullës së saj të parë, ndërsa dita na u ëmbëlsua!

Ndërkohë para pak ditësh, aktorja ka treguar se është në një formë shumë të mirë trupore. Ajo ka publikuar pamjen e saj pas lindjes në InstaStory, krahas së cilës ka dhënë një mesazh për të gjitha gocat që të lindin në mënyrë natyrale.

“Gocaaa ja një arsye përse duhet të lindni vetë. Ka kaluar thjesht një javë”, ka shkruar Eliona.

Para pak ditësh aktorja zhvilloi një bisedë të shkurtër virtuale me ndjekësit. Të gjithë kanë qenë të interesuar për procesin e lindjes dhe Eliona nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet një më një.

Eliona zbuloi se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes