PAS ZHURMËS NË RRJET PËR FITUESEN E FESTIVALIT/ Alketa Vejsiu jep lajmin e madh - AlpeGossip
PAS ZHURMËS NË RRJET PËR FITUESEN E FESTIVALIT/ Alketa Vejsiu jep lajmin e madh

PAS ZHURMËS NË RRJET PËR FITUESEN E FESTIVALIT/ Alketa Vejsiu jep lajmin e madh

“Festivali i Këngës” prej një jave ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave e rrjeteve sociale. Disa u shprehën të pakënaqur e donin që çmimin ta fitonte Elvana e të tjerë ishin dakort që çmimi iu dha Arilena Arës e cila do na përfaqësojë në 2020-ën në Eurovision. Moderatorja e festivalit, Alketa Vejsiu ishte gjithashtu në vëmendje me postimet e saj dhe komentet ku shprehej hapur kundër vendimit të jurisë shqiptare duke theksuar se ajo beson tek meritokracia. Dhe pas gjithë zhurmës së madhe në rrjet, Alketa sot ka treguar se po merr një hap të madh për karrierën e saj.

Fillimisht Alketa ka postuar një foto ku në Twitter shkruhet se ajo është një prezantuese perfekte dhe në hapësirën e komenteve një ndjekës i shkruan: “Je e mrekullueshme, je e lindur për televizion italian dhe jo për shqiptarët që nuk u pëlqen asgjë, jo se ia kanë idenë, por thjesht janë xhelozë”. Ndërsa Alketa i tregon ndjekësit se është rrugës për t’u bërë prezantuese në televizionin italian duke mos zbuluar më shumë për projektet që e presin atje.