”ËSHTË XHELOZE, ZGJAT SHERRI 2-3 DITË”/ Olsi Bylyku flet për lidhjen me partneren – AlpeGossip
”ËSHTË XHELOZE, ZGJAT SHERRI 2-3 DITË”/ Olsi Bylyku flet për lidhjen me partneren

”ËSHTË XHELOZE, ZGJAT SHERRI 2-3 DITË”/ Olsi Bylyku flet për lidhjen me partneren

Aktori shumë i dashur për publikun e që na bën të qeshim me batutat e humorin e tij, Olsi Bylyku ishte i ftuar në emisionin “Glamour” në RTV Ora, ku ka folur edhe për jetën e tij private dhe lidhjen me Eglin. Olsi pranoi se Egli është xheloze dhe në fillim të lidhjes zgjaste sherri 2-3 ditë ndërsa tani e kanë njohur mirë njëri-tjetrin.

“Është xheloze. Në fillim të lidhjes zgjaste sherri edhe 2-3 ditë keq fare. Shpatë ajo, shpatë unë, bazukë ajo, bazukë unë. Por tani kemi kaluar kohë dhe e njohim njëri-tjetrin, e di cilat janë veset e tij e cilat nuk janë. Unë nuk i kam pasur kurrë ves tradhtitë, se tradhtia është edhe punë vesi, personat që e kanë sado të mundohesh ti, ai do ta bëjë”, u shpreh Olsi.