KIM DHE KANYE SHESIN LIMONADA ME FËMIJËT/ Arsyeja lidhet me një kauzë të rëndësishme – AlpeGossip
KIM DHE KANYE SHESIN LIMONADA ME FËMIJËT/ Arsyeja lidhet me një kauzë të rëndësishme

KIM DHE KANYE SHESIN LIMONADA ME FËMIJËT/ Arsyeja lidhet me një kauzë të rëndësishme

Kanye West dhe Kim Kardashian së fundmi janë parë duke shitur limonada me vajzat e tyre në një stendë. Dyshja e njohur kanë si qëllim të mbledhin të ardhura për çështjet që lidhen me shëndetin mendor. Familja e njohur e vendosi stendën në lagjen e tyre për të tërhequr vëmendjen dhe për të shituar sa më shumë limonada. “Kim dukej shumë e lumtur. Kanye ishte shumë social me fansat, i takoi, bëri foto me ta dhe dukej në humor të mirë”, – ka thënë një burim për “Us Weekly”. Kanye-s dhe Kim-it ju bashkua edhe Khloe me vajzën e saj 11-muajshe, True.

Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga shitjet e limonadave në stendë do t’i jepen “Aleancës Kombëtare për Sëmundjet Mendore”. Vetë Kanye ka treguar më parë se dhe ai ka pasur probleme me shëndetin mendor, por sipas tij kjo nuk është paaftësi por superfuqi.