Doktori ngatërron barkun e pacientes me koshin e plehrave, e paimagjinueshme se çfarë i lë brenda – AlpeGossip
Doktori ngatërron barkun e pacientes me koshin e plehrave, e paimagjinueshme se çfarë i lë brenda

Doktori ngatërron barkun e pacientes me koshin e plehrave, e paimagjinueshme se çfarë i lë brenda

Një grua ka shkuar në spital për të hequr qafën e mitrës, por ka dalë që aty jo me “pjesë mangët”, por tepër… Kjo, pasi siç duket, doktori ka ngatërruar koshin e plehrave me barkun e saj. Një dorezë mjekësore operacioni dhe 5 fasha janë gjetur në barkun e një pacienteje që u operua në një spital privat në Marsejë të Francës. Pak ditë më parë pacientja bëri padi ndaj spitalit dhe mjekut obstetër-gjinekolog që e operoi.
Sipas avokatit të pacientes 48 vjeçare, gruaja ka pasur kontraktime të forta që i vinin për shkak të dorezës dhe 5 copave të fashave të harruara në barkun e saj.

Kur u zgjua pas histerektomisë, pacientja përjetoi dhimbje të forta, vështirësi urinimi dhe kishte shumë të vjella. Ajo iu ankua mjekut ditën kur doli nga spitali, por doktori nuk i dha shumë rëndësi ankesave të pacientes. Sipas avokatit të 48 vjeçares, mjeku pranoi gabimin e tij, por minimizoi pasojat, duke siguruar pacienten që ajo si pasojë do të kishte pasur vetëm ethe. “Rastet e fashash të harruara, unë shoh çdo muaj, por një dorezë kirurgjikale dhe 5 fasha, ishte e paparë,” – tha avokati i pacientes

Ajo ishte operuar në prill të vitit të kaluar, por vetëm tani ka bërë një padi civile kundër gjinekologut-obstetër që e operoi.