MBI 100 AKUZA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg – AlpeGossip
MBI 100 AKUZA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg

MBI 100 AKUZA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg

Pasi u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual, producenti hollivudian Harvey Weinstein u shpall fajtor nga gjykatat e Manhattan-it dhe u dënua sot me 23 vite heqje lirie. Pritej që ai të dënohej nga pesë deri në 29 vite vite burg.

Kohëzgjatja e dënimit u vendos sot, dy javë e gjysmë pasei Weinstein u shpall fajtor për krime seksuale të gradës së parë dhe përdhunim të gradës së tretë. Producenti u vetëdeklarua i pafajshëm ndaj pesë akuzave që ishin ngritur kundër tij. Pasi u shpall fajtor, Weinstein iu nënshtrua një operacioni në zemër në Bellevue Hospital. Më vonë u transferua në burgun Rikers Island.

Mbi 100 gra akuzuan publikisht Weinstein për ngacmim seksual duke nisur që nga prekje të padëshiruara e deri në përdhunim. Gjashtë prej tyre dëshmuan kundër tij në gjykatë.

Miriam Haley, asistente në Project Runway dëshmoi se Weinstein performoi seks oral me të pa dëshirën e saj në vitin 2006. Aktorja Jessica Mann dëshmoi se ajo dhe Weinstein përjetuan një lidhje abuzive dhe se ai e përdhunoi në vitin 2013. Edhe aktorja Annabella Sciorra tha para gjykatësit se ai e përdhunoi në vitin 1993. Tre gra të tjerë folën para jurisë dhe treguan histori të ngjashme me protagonist Winsten.