“VISHTE NJË BLUZË NË TRE MËNYRA…”/ Ada Deda sqaron publikisht deklaratën e bujshme ndaj Argjira Spancës – AlpeGossip
“VISHTE NJË BLUZË NË TRE MËNYRA…”/ Ada Deda sqaron publikisht deklaratën e bujshme ndaj Argjira Spancës

“VISHTE NJË BLUZË NË TRE MËNYRA…”/ Ada Deda sqaron publikisht deklaratën e bujshme ndaj Argjira Spancës

“Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme“, ishte kjo deklarata e bujshme e Ada Dedës ndaj Argjira Spancës që u bë mjaft e bujshme në media.

Ditën e sotme ajo ka sqaruar se nuk ka asnjë personale me moderatoren, por ka theksuar se nuk ka thënë asgjë që nuk është e vërtetë.

“E vërteta është që portali e ka zmadhuar. Ne e dinim që ishim në xhirime në emisionin që bëmë, jemi 24 orë me kamera. Thjesht po bënim muhabet mes vajzash dhe thashë diçka që është reale. Mori një bluzë dhe priste mëngët.

Thashë diçka shumë reale sepse e kemi parë të gjithë dhe nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe. Thashë dhe diçka pas asaj fjalisë: nga blogere u bë moderatore dhe më pas autore programi. Sikur me thënë një kamarier u bë milioner. Unë nuk e njoh personalisht, nuk kam asgjë personale, thashë thjesht diçka reale.”, tha ajo.

Po ashtu, e pyetur nga moderatorët nëse ka komunikuar me Argjirën pasi ky lajm ka bërë bujë, Ada u shpreh:

“Nuk më ka kontaktuar dhe nuk do ta kontaktoja fare. Nuk kam pasur asnjë kontakt me të, thjesht thashë diçka reale. Dhe unë kam ardhur nga një qytet i vogël në Tiranë, kontaktova një agjenci, u bëra modele dhe u rrita avash avash.”