E “ZHDUKUR” PREJ KOHËSH! Lori e “BB7” jo vetëm që është martuar, por qenka bërë dhe nënë! – AlpeGossip
E “ZHDUKUR” PREJ KOHËSH! Lori e “BB7” jo vetëm që është martuar, por qenka bërë dhe nënë!

E “ZHDUKUR” PREJ KOHËSH! Lori e “BB7” jo vetëm që është martuar, por qenka bërë dhe nënë!

Me siguri e mbani mend ish-banoren e “Big Brother Albania 7”, Lori Hoxhallarin.

Ajo tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar jo vetëm gjatë eksperiencës në reality-show, por edhe pas daljes nga shtëpia.

Lori iu fut kokë e këmbë palestrës dhe bëri një trup perfekt, ndërsa në rrjete sociale nuk mungonin pozat e saj seksi.

Mirëpo më vonë, banorja vendosi t’i përkushtohej fesë islame dhe jo vetëm që u mbulua, por edhe u zhduk nga rrjetet sociale.

Nëse jeni kuriozë të dini ç’po ndodh me jetën e Lorit, “Gazeta shqiptare” ka sjellë disa të reja.

Bëhet me dije se tashmë ajo është martuar me një të huaj, i cili thuhet të jetë turk.

Për më tepër, Lori është bërë gjithashtu nënë dhe i është përkushtuar me kohë të plotë fëmijës.

Tashmë, jeta e saj është mes Shqipërisë dhe vendit të bashkëshortit, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Gjithashtu, as gjinia e bebushit që ish-banorja ka sjellë në jetë nuk është mësuar.

Së fundmi s’kemi parë asnjë foto të Lorit dhe me siguri ajo ka vendosur t’i mungojë gjatë rrjeteve sociale, për t’iu përkushtuar tërësisht partnerit dhe fëmijës së saj.