Ç’ndodh kur “thyhet” penisi i një mashkulli? – AlpeGossip
Ç’ndodh kur “thyhet” penisi i një mashkulli?

Ç’ndodh kur “thyhet” penisi i një mashkulli?

Videoja e Dennis Rodman po bën xhiron e rrjetit pasi aty ai shpjegon se si theu penisin tre herë.

“Herën e parë ndodhi në varkë. I kërkova të dashurës sime të vinte me vrap e të ulej në prehërin tim, por fatkeqësisht më theu penisin. Fillimisht dëgjova një zhurmë të çuditshme dhe më pas pashë gjak gjithandej. E dashura ime mendoi se më kishte vrarë, por në fakt më kishte thyer penisi.”, – tregon Dennis në video.

Në të vërtetë, a mund të thyhet penisi i një mashkulli?

David Kaufman, mjek në New York’s Central Park Urology tregon për revistën Women Health se penisi nuk mund të thyhet pasi nuk përmban kocka. Ajo që ne quajmë thyerje ëshët thjesht tejkalim i aftësisë së penisit për t’u përkulur. Era e çuditshme dhe zhurma është si rezultat i përpërthyerjes së dy venave të mëdha që furnizojnë organin me gjak. Kjo ndodh gjatë seksit të ashpër ose të dhunshëm, ku përdoret forca.

Ndërsa gjaku është rezultat i ureterës së dëmtuar.

Ajo që mund të bësh sipas Kaufman nuk është vendosja e një copë akulli duke menduar se do të kalojë me kalimin e kohës.

“Trajtimi më i mirë është kirurgjia, ku do të largohet gjaku i mbledhur dhe do të riparohet trupi”, – tregon Kaufman.

Vendosja e akullit dhe kompresat mund t’ju çojnë në impotencë.