Këngëtarja shqiptare shpërthen kundër Këngës Magjike: “Atje nuk do të marr pjesë kurrë!” – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare shpërthen kundër Këngës Magjike: “Atje nuk do të marr pjesë kurrë!”

Këngëtarja shqiptare shpërthen kundër Këngës Magjike: “Atje nuk do të marr pjesë kurrë!”

Festivalet në Shqipëri janë të paktë dhe janë ndoshta, mënyra më e mirë për të promovuar artistët dhe punën e tyre.

Edhe pse një marketing i mirë, sërish ka nga ato artistë që kanë bojkotuar publikisht festival si “Kënga Magjike” dhe ‘Festivali i RTSH”.

Një nga këto artistë është Kamela Islamaj, e cila e ftuar në Thumb ka treguar se nuk është ndjerë aspak e vlerësuar dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ka marrë këtë vendim.

“Nëse i ke parë përgjithësisht festivalet tona, ka shumë pakënaqësi, m’i dha pikët ky, s’mi dha pikët ai. Po flasim për Këngën Magjike”, – tregon Kamela. “Nuk e di, është formula e tyre, personalisht nuk mendoj se do e kisha bërë një gjë të tillë!”

“Deri në momentin që do shoh një ndryshim apo di shoh se vlerësohem si këngëtare nuk do të marr pjesë! Për aq kohë sa kam marrë pjesë, jam ndjerë e pavlerësuar… në momentin që ndihem e pavlerësuar, nuk shkoj!”, – përfundon Kamela.

Duket se duhet të kalojë një kohë e gjatë derisa ta shohim Kamelën në skenën e Këngës Magjike.

Thumb 17 mars pjesa 1

Thumb Up dhe Thumb Down, kujt ia kemi dhene kete jave? Kamela Islamaj ka treguar se si i propozoi i fejuari i saj. Si e mendon ajo naten e pare te marteses? Me ke kengetar nuk do bashkepunonte kurre?Mikrofoni i Thumb ka qene ne eventin e rradhes ne kryeqytet ku ka intervistuar DJ Vickyn, Fifin, Sidrit Bejleri, Iljardin dhe Denisa Gjezo. Si e kalojne ata diten e veres, a i kane vene veroret, po ballokumet i konsumuan?

Posted by Blitz.al on Samstag, 17. März 2018