“AKTROJNË…”/ Zhaklin Lekatari: Olta Gixharin e shihja lojtare të fortë, por i doli strategjia – AlpeGossip
“AKTROJNË…”/ Zhaklin Lekatari: Olta Gixharin e shihja lojtare të fortë, por i doli strategjia

“AKTROJNË…”/ Zhaklin Lekatari: Olta Gixharin e shihja lojtare të fortë, por i doli strategjia

Zhaklin Lektari ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up” për të na folur më shumë lidhur me eksperiencën e saj të re si opinioniste në “Big Brother VIP”.

E pyetur si e sheh Oltën, duke qenë dhe një nga banoret me më shumë dinamikë brenda shtëpisë, Zhaklina u përgjigj: Mendoja që ishte një lojtare e fortë, por tani i është zbuluar strategjia, që e ngacmon secilin. Mendoja se lojtarët më të fortë ishin Olta, Genti, Luizi që i shihja si titanë. Por kanë ndryshuar dinamikat brenda shtëpisë nga java në javë. Oltën nuk e shoh aq të sigurtë sa e shihja javët e para.

Po lidhur me debatin e ndodhur mes Oltës dhe Gentit, çfarë mund të thotë Zhaklina?

“Genti dhe Olta janë aktorë që njihen që jashtë, që mund të kenë çështje personale apo profesionale që mund t’i kenë zgjidhur apo jo. Mund të jetë dhe fakti që aktrojnë, që hiperbolizojnë çdo gjë. Edhe e zmadhojnë ndonjëherë sepse do bëjnë spektakël.”