Pak kohë më parë, reperja e njohur Baby G publikoi këngën e saj të re që ishte një bashkëpunim me partnerin e saj Lim Hoti. Kënga u pëlqye shumë dhe videoklipi ishte si në film, ku Baby G dhe i dashuri shfaqeshin në momente romantike në makinë.
Mirëpo, siç duket ndonëse kishin shumë pak kohë bashkë, Baby G dhe Lim Hoti i kanë dhënë fund lidhjes. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram dhe madje i kanë fshirë fotot ku shfaqeshin bashkë.
Nuk dihet ende arsyeja se përse ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe këngëtarja ende nuk ka reaguar në lidhje me lajmet e ndarjes.