Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, duket se ka rezervuar surpriza të shumta për fansat e tij. Pas projektit akustik, Butrini ka paralajmëruar një tjetër këngë. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është ‘look-u’ i këngëtarit. Ai i ka prerë flokët dhe është kthyer në biond, duke marrë menjëherë mjaft komente pozitive.
“Si përpara” titullohet kënga më e re që do të publikohet së shpejti.