“LUAN LOJËRA TË RËNDA PSIKOLOGJIKE”/ Banorët lexojnë komentet e publikut: Po të mos ishte Fifi, Graniti… – AlpeGossip
“LUAN LOJËRA TË RËNDA PSIKOLOGJIKE”/ Banorët lexojnë komentet e publikut: Po të mos ishte Fifi, Graniti…

“LUAN LOJËRA TË RËNDA PSIKOLOGJIKE”/ Banorët lexojnë komentet e publikut: Po të mos ishte Fifi, Graniti…

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, banorët kanë lexuar komentet e publikut për ta. Për yjet ishin zgjedhur nga një koment negativ dhe pozitiv, teksa atyre u duhej që të plotësonin fjalët që mungonin, sipas kërkesës nga “Vëllai i Madh”.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë lexuar së bashku komentet, teksa disa ishin ato që ranë më shumë në sy.

“Po të mos ishte për Fifin, Graniti do ishte i pari që do largohej”, ishte njëri prej komenteve.

Po ashtu, një tjetër komentues shprehej se “Fifi ta kënaq shpirtin”, është e sinqertë dhe ka një zemër të mirë.

Në një koment tjetër për Fifin, thuhej se ajo viktimizohet dhe e përdor Granitin për ta bërë të ndihet në faj dhe luan lojëra të rënda psikologjike me të.

VIDEO