“GËRDHET DHE BËN MIMIKA SI E ÇMENDUR”/ Arjola mërzitet nga komentet e publikut: Pa shtyllë kurrizore… – AlpeGossip
“GËRDHET DHE BËN MIMIKA SI E ÇMENDUR”/ Arjola mërzitet nga komentet e publikut: Pa shtyllë kurrizore…

“GËRDHET DHE BËN MIMIKA SI E ÇMENDUR”/ Arjola mërzitet nga komentet e publikut: Pa shtyllë kurrizore…

“Nëse ka një person që e mban veten për shumë të zgjuar dhe që s’lë njeri të flasë, bën debat dhe diskuton me veten dhe të gjithë duhet ta dëgjojnë, ajo është Arjola që vetëm gërthet dhe bën mimika si e çmendur. Më duket pa shtyllë kurrizore, kjo vetëm do ta mbajë mirë me të gjithë dhe kjo është pa dyfytyrësi”,.

Ky ishte komenti që ishte zgjedhur që të jepej në monitorin e shtëpisë së “Big Brother VIP” për aktoren e njohur, Arjola Demiri. Fillimisht emri i saj nuk ishte i shënuar, pasi duhej që ta gjenin vetë banorët, të cilët dhanë emra të ndryshëm.

Emrat që zgjodhën banorët për këtë koment ishin Fifi dhe Monika, e vetëm Donaldi tha në një moment që ky koment mund të jetë edhe për Arjolën. Sipas tij, aktorja herë pas here bën mimika, duke hequr pjesën tjetër që nuk ishte dakord me komentuesin.

Pas komentit të Donaldit, edhe Arjola ra dakord dhe vendosi që të thoshte emrin e saj. E në fakt emri i saj ishte i vendosur në komentin e ndjekësve të “Big Brother VIP”.

Duket se aktorja u mërzit pak me këtë koment dhe u shpreh: “Pa shtyllë kurrizore, puthje, puthje”.