“DIPLOMATE E KLASIT TË PARË”/ Monika kalon në “filtrin” e banorëve. Meridiani: Einxhelin e ka frikë – AlpeGossip
“DIPLOMATE E KLASIT TË PARË”/ Monika kalon në “filtrin” e banorëve. Meridiani: Einxhelin e ka frikë

“DIPLOMATE E KLASIT TË PARË”/ Monika kalon në “filtrin” e banorëve. Meridiani: Einxhelin e ka frikë

Banorët mendojnë se strategjia e lojës së Monikës është diplomacia.

Teksa po diskutojnë në dhomën e gjumit, ishte Meridiani ai i cili shprehu se ditët e fundit Monika është kthyer në një “diplomate të klasit të parë”.

“E keni parë si përgjigjet, është bërë një super lojtare. Unë e njoh shumë mirë sepse kam qëndruar me të 6 orë tek prova javore. Është një diplomate e klasit të parë”,- shprehu ai duke marrë edhe aprovimin e Donaldit, Antonelës dhe shumicës së banorëve prezent.

Nga ana tjetër Meridiani shtoi në analizën e tij se ajo eviton përballjen me Einxhelin për shkak të frikës, ndërsa me Donaldin parashikon të ketë një debat të fortë së shpejti.