Reperi i hitit “Fishekzjarre”, Gent Fatali është ndër më të komentuarit në showbiz jo vetëm për anën profesionale dhe projektet e reja që lançon në tregun muzikor shqiptar, por edhe për jetën private.
Së fundmi Genti i ftuar në një koncert ka nxjerrë gishtin e mesit dhe u ka kërkuar fansave të bëjnë të njëjtën gjë.
Këtë moment reperi e ka publikuar në Instastory ku shkruan: “Kush e gjen çfarë kam thënë para se t’i thoja të gjithë clubit t’i nxirrte gishtat e mesit”.
Sa i përket jetës private kujtojmë që Gent prej disa kohësh përflitet për një lidhje me Rrona Markun e cila është edhe protagoniste në klipin e fundit të reperit.