PASI TREGOI SE DO MARTOHET/ Këngëtari shqiptar zbulon planet për zgjerimin e familjes (FOTO) – AlpeGossip
PASI TREGOI SE DO MARTOHET/ Këngëtari shqiptar zbulon planet për zgjerimin e familjes (FOTO)

PASI TREGOI SE DO MARTOHET/ Këngëtari shqiptar zbulon planet për zgjerimin e familjes (FOTO)

Ditën e sotme i ftuari i radhës në emisionin “Ftesë në 5” ishte këngëtari i njohur Erik Lloshi. Gjatë bisedës ai zbuloi detaje nga jeta e tij personale dhe sigurisht që u ndal të fliste edhe për fejesën e tij me Rominën. Ai tregoi se ata janë duke bashkëjetuar dhe mezi po presin të bëhen prindër për herë të parë. Këngëtari i baladave u shpreh se nuk dëshiron një familje shumë të madhe, por dy fëmijë do të ishin perfektë.
“Kush është beqar do të martohet një ditë. Nuk ka gjë më të bukur se sa të krijosh familje. Kam dëshirë që të formoj një familje me dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë”,- u shpreh Eriku.

Kujtojmë se këngëtari tanimë ka bërë zyrtare edhe datën e dasmës, e cila do të zhvillohet në 17 gusht.