Shumë njerëz do ta mendonin si të pamundur por, Johnny Depp po merr mbështetje edhe nga një organizatë që mbron gratë dhe fëmijët e dhunuar.
Grupi, OJQ Mission, është me bazë në Itali dhe kryesohet nga ish-Miss Italia Valeria Altobelli . Ajo shprehu “dhembshuri” për Johnny Depp, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në vazhdën e gjyqit të tij me ish-gruan Amber Heard.
Altobelli shkruan: “Në respekt të thellë për viktimat e abuzimeve në familje që duhet të pohojmë për ndershmëri intelektuale që janë, përgjithësisht, GRA. Ne ndjejmë të shprehim, si gra, si nëna, si mendimtare të lira, dhembshurinë tonë për Johnny Depp në këtë gjendje të keqe, pjesë e historisë së tij personale”.
Ky lajmërim nga OJQ, organizatë e cila duket se është qartësisht në anën e Johnny-t, do të thotë që shumë njerëz -ndoshta shumica- nuk i besojnë pretendimet e Amber për abuzim nga ana e aktorit. Siç është raportuar edhe më herët gjatë gjyqit, i vetmi incident i pakontestueshëm i abuzimit ishte nga ana e Amber, të cilën ajo e pranoi në një kasetë audio që u luajt në gjykatë.
Dëshmia pritet të përfundojë javën e ardhshme dhe ka të ngjarë që juria të fillojë të diskutojë menjëherë pas Ditës së Përkujtimit.