“DËGJOVA SE ISHTE SHUMË KEQ…”/ Semi i thotë troç të gjitha: “Mos u kthe” dedikim për Donaldin – AlpeGossip
“DËGJOVA SE ISHTE SHUMË KEQ…”/ Semi i thotë troç të gjitha: “Mos u kthe” dedikim për Donaldin

“DËGJOVA SE ISHTE SHUMË KEQ…”/ Semi i thotë troç të gjitha: “Mos u kthe” dedikim për Donaldin

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuara e radhës në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka zbuluar se si u pajtua me Donald Veshaj e deri të kënga e saj, për të cilën e tha troç se ishte dedikim për aktorin e humorit.

Pjesë nga intervista:

Donaldi: E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.

Romeo: Si është raporti mes jush?

Semi: As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm shkruante.

“Dëgjova se ishte shumë keq...”/ Semi i thotë

Por nuk kanë munguar as disa kunja të vogla pasi në fund të ditës Semi do “hakmerrej” në një mënyrë ndaj Donaldit.

Donaldi: A u gëzove që nuk fitova?

Semi: U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo.

Gjatë bisedës Semi ka pranuar edhe se “Mos u kthe” ishte dedikim për Donaldin dhe Borën. Ka qenë Yll Limani ai që e ktheu në këngë gjithë historinë e tyre.

Donaldi: Kam dëgjuar se ajo kënga ka qenë për mua. Si ndodhi?

Semi: Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim.