“E KAM MARRË SERIOZISHT”/ Çiljeta nis palestrën por ky detaj i lë fansat të habitur – AlpeGossip
“E KAM MARRË SERIOZISHT”/ Çiljeta nis palestrën por ky detaj i lë fansat të habitur

“E KAM MARRË SERIOZISHT”/ Çiljeta nis palestrën por ky detaj i lë fansat të habitur

Çiljeta Xhilaga ka nisur palestrën fiks 4 muaj para se të nisë sezoni veror.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto nga palestra ku shfaqet duke ngritur peshë për të mbajtur në formë muskujt e barkut dhe të këmbëve.

“E kemi marrë seriozisht këtë herë. Koha për palestër”, shkruan Çiljeta duke na treguar se nuk ka dorëzim deri në fund.

E veshur sportive me tuta, bluzë dhe atlete, Çiljeta duket fiks për të derdhur pak djersë këtë të hënë dhe për ta nisur javën me shumë energji.

Por një detaj i vogël i ka penguar fansat që ta marrin seriozisht angazhimin e saj. Kjo pasi Çiljeta shfaqet me disa vathë të mëdhenj në formë rrathësh, që besojmë janë pengesa e saj më e madhe.

Nuk e dimë sesi ia del Çiljeta me këta aksesorë dhe kjo është edhe pyetja që po bëjnë të gjithë fansat e saj:

“Po vathët s’të pengojnë?”

Megjithatë një gjë e ka marrë krejt seriozisht Çiljeta dhe ato janë linjat elegante që ka arritur kohët e fundit.