”NDOTËN EMRIN TIM”/ Gashi rrëfen rrugëtimin e tij të vështirë drejt suksesit (FOTO) – AlpeGossip
”NDOTËN EMRIN TIM”/ Gashi rrëfen rrugëtimin e tij të vështirë drejt suksesit (FOTO)

”NDOTËN EMRIN TIM”/ Gashi rrëfen rrugëtimin e tij të vështirë drejt suksesit (FOTO)

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare Gashi, vitet e fundit ka arritur një sukses të madh. Karriera e tij është gjithmonë e në rritje dhe së shpejti do të publikohet dhe albumi i tij i parë.

Së fundmi reperi ka shpërndarë një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shihet pranë avionit të tij privat dhe është shprehur se ndonëse i urren shkrimet e gjata, këtë herë do të shkruajë pak për historinë e tij. Ai ka rrëfyer se ka qenë shumë e vështirë për të arritur këtu ku është sot dhe se shumë dyer i janë mbyllur. Gashi ka treguar se ëndrra e tij është t’i çojë prindërit drejt ëndrrës amerikane.

“Kanë kaluar 10 vite dhe kam kaluar kaq shumë gjëra për të arritur këtu ku jam. Shumë njerëz më kanë mbyllur dyert, kanë hedhur baltë mbi emrin tim për shkak të të tjerëve që nuk më pëlqenin… por unë vazhdova të ecë përpara. Albumi im i parë del për 6 ditë. Prindërit e mi nuk dinin të flisnin anglisht, por ata gjetën një mënyrë të më sillnin mua në Amerikë. Tani është koha ime që t’i çojë drejt ëndrrës amerikane. Si fëmijë unë gjithmonë kam ëndërruar që të ndodhte kjo gjë dhe gjëja më e mirë që kam bërë ka qenë që nuk jam dorëzuar”.-ka shkruar reperi.