ÇFARË PO NDODH? Sara e Ledrit futet në “Big Brother Vip”, ja misioni që ka ajo dhe mikesha e saj – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Sara e Ledrit futet në “Big Brother Vip”, ja misioni që ka ajo dhe mikesha e saj

ÇFARË PO NDODH? Sara e Ledrit futet në “Big Brother Vip”, ja misioni që ka ajo dhe mikesha e saj

Sot ka arritur një zarf i bardhë në shtëpine e Big Brother. Zarfi kishte të bënte me lojën e radhës kryesisht për të cilën Vëllai i Madh ka angazhuar djemtë.

Djemtë duhet të mësojnë t’i bëjnë vajzave make-up, ku për këtë arsye brenda shtëpisë kanë ardhur dy përfaqësueset e njërës prej kozmetikave më trendi në vend.

Brenda shtëpisë së famshme ndodhet edhe Sara Hoxha apo ndryshe partnerja e Ledri Vulës. Ajo dhe mikesha e saj Sara Karaj u mikpritën mjaft mirë nga banorët e BBV.