“TË DUA…”/ Visjan Ukcenaj i bën partneres dedikimin dhe dhuratën më të bukur në 10-vjetorin e lidhjes së tyre – AlpeGossip
“TË DUA…”/ Visjan Ukcenaj i bën partneres dedikimin dhe dhuratën më të bukur në 10-vjetorin e lidhjes së tyre

“TË DUA…”/ Visjan Ukcenaj i bën partneres dedikimin dhe dhuratën më të bukur në 10-vjetorin e lidhjes së tyre

Visjan Ukcenaj dhe bashkëshortja e tij, Jona Xhelilaj, festojnë sot 10 vite të historisë së tyre të dashurisë. Aktori ka lënë pas për një moment postimet e mbushura me humor, për t’i lënë vend dedikimit romantik për Jonën. Ai ka postuar në Instagram një foto përkrah saj dhe i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla.

“10.12.2010 (Plot 10 vjet bashkë)! Jona Xhelilaj të dua shumë”, shkruan Visjani.

Por ai nuk e ka lënë me kaq, sepse i ka dhuruar partneres edhe një buqetë të madhe me lule. Jona ka postuar në Instagram një video në të cilën shihet një tufë me trëndafila të kuq dhe në mes të tyre është formuar numri 10 me disa trëndafila të tjerë në ngjyrë të bardhë.

Çifti i njohur janë njohur bashkë gjatë kohës që kanë studiuar në Akademinë e Arteve. Sot ata janë edhe prindër të një djali 2-vjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Divin.