SURPRIZË/ Elvana Gjata zgjedh që kolonën zanore të “Dy gisht mjaltë” ta këndojë kjo këngëtare (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË/ Elvana Gjata zgjedh që kolonën zanore të “Dy gisht mjaltë” ta këndojë kjo këngëtare (FOTO)

SURPRIZË/ Elvana Gjata zgjedh që kolonën zanore të “Dy gisht mjaltë” ta këndojë kjo këngëtare (FOTO)

Filmi “Dy gisht mjaltë” ku protagonistë janë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi pritet të shfaqet shumë shpejt në kinematë shqiptare, megjithëse ende nuk është zbuluar data zyrtare. Projekti kinematografik i zhanrit komedi romantike ka në qendër një çift, të cilët pasi martohen nisen në muajin e mjaltit që ndiqet nga ngjarje jo dhe aq të këndshme.

Ndërsa të gjithë presin me padurim premierën e tij, burime të sigurta për RevistaWho.Com kanë zbuluar kujt i është besuar kolona zanore e këtij projekti kinematografik. Orgesa Zaimi do të jetë këngëtarja, e cila pritet të prezantojë këngën e saj të re në këtë film.

Vetë këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë detaje rreth këtij projekti dhe këtë e ka lënë të kuptohet me përgjigjen që i ka kthyer njërit prej ndjekësve të saj në ‘Instagram’ ditën e djeshme. Pyetjes që lidhej me këngën e re që do publikojë, Orgesa ju përgjigj: “Projekti i radhës është një kolonë zanore filmi shqiptar. Jam shumë entuziaste do e merrni vesh shumë shpejt”.

Mbetet gjithsesi surprizë vetë kënga, e cila do të këndohet nga vokali i fuqishëm i këngëtares së njohur.