Enca publikoi ditën e sotme këngën e saj të re, të titulluar “Baladë”. Që nga vetë titulli, kuptohet se është diçka ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim jo vetëm në muzikë, por edhe në look. Dhe kanë qenë disa komente që kanë zbuluar gjithçka mbi inspirimin që Enca ka pasur për këtë dukje të sajën.
“Babe, mos jam e vetmja që vë re një ngjashmëri me Lerën këtu? Në këtë fotografi specifikisht?” dhe kësaj Enca i është përgjigjur:
“Faleminderit ëngjëll. Kjo është inspiruar nga ajo dhe ndihem e nderuar kur njerëzit e përmendin.”