ÇFARË NDODHI MES ÇIFTIT? Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i japin fund lidhjes disa vjeçare – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI MES ÇIFTIT? Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i japin fund lidhjes disa vjeçare

ÇFARË NDODHI MES ÇIFTIT? Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i japin fund lidhjes disa vjeçare

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Thashethemet se marrëdhënia mes çifit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Burime për revistën “ËHO” kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më.

Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë.

Kujtojmë se se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar, mirëpo tashmë nuk dihet nëse kjo ndarje do jetë përfundimtare mes tyre apo do të ketë sërish një shanc mes çiftit.