SË SHPEJTI ME PROJEKTE TË REJA/ Por Semi Jaupaj ka një pyetje për ndjekësit e saj! – AlpeGossip
SË SHPEJTI ME PROJEKTE TË REJA/ Por Semi Jaupaj ka një pyetje për ndjekësit e saj!

SË SHPEJTI ME PROJEKTE TË REJA/ Por Semi Jaupaj ka një pyetje për ndjekësit e saj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Semi ka publikuar projektin e fundit muzikor, i cili titullohet “Si Unë” e duket se këngëtarja do të rikthehet fuqishëm këtë herë. Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar një foto nga studioja muzikore, bukuroshja i ka vendosur ndjekësit në dilemë se sa projekte të reja muzikore do të publikojë. E meqë vera po afron presim shumë projekte muzikore nga artistët tanë.

Së shpejti me projekte të reja, por Semi Jaupaj ka një pyetje

Ka disa kohë që Semi është shprehur se i mungonin flokët e saj të gjata dhe se ndihej e penduar që bëri ndyshimin në ‘look-un’ e saj, duke i prerë ato të shkurtra. E duket se bukuroshja ka vazhduar të ketë po të njëjtat mendime e së fundmi me anë të një postimi në Instastory na ka treguar se ka rikthyer flokët e saj të gjata dhe duket shumë e lumtur.