U NDA NGA MOZZIK/ Ja cili mashkull e shoqëron tani Loreadanën – AlpeGossip
U NDA NGA MOZZIK/ Ja cili mashkull e shoqëron tani Loreadanën

U NDA NGA MOZZIK/ Ja cili mashkull e shoqëron tani Loreadanën

Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës ka bërë bujë në media së fundmi. Lajmin e ndarjes e dha vetë Loredana me anë të një postimi në Instagram ku shkruante se tani do vazhdojë e vetme si një nënë beqare dhe duhet të punojë fort për ta çuar bukën në shtëpi.

Në aspektin profesional Loredana nuk po ndalet duke publikuar këngë të reja që kanë pasur shumë sukses.

Aktualisht reperja është duke punuar për projekte të reja dhe “Prive” bën të ditur se mbrëmë ajo ka qëndruar në një studio në Berlin ku me vete kishte edhe Hanën.

Gjatë qëndrimit atje, Loredana dhe Hana u shoqëruan edhe nga producenti Macloud të cilin reperja e falenderoi publikisht për një foto që ai i bëri.

Loredana punon me Miksu dhe Macloud që nga fillimi i karrierës.