KEISI THA SE KISHIN SHUMË KUJTIME BASHKË/ Reagimi i Stresit na i bëri sytë zemra – AlpeGossip
KEISI THA SE KISHIN SHUMË KUJTIME BASHKË/ Reagimi i Stresit na i bëri sytë zemra

KEISI THA SE KISHIN SHUMË KUJTIME BASHKË/ Reagimi i Stresit na i bëri sytë zemra

Edhe pse prej muajsh të ndarë, në media e rrjete sociale vazhdon të flitet për Stresin e Keisin. Sidomos postimet që ata bëjnë në profilet e tyre në Instagram, duket se kanë një nënkuptim apo mesazh për njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme e mori vëmendjen një video e Keisit e cila shfaqej në sfond me këngën e Capital T “Kujtime” në sfond. Keisi publikoi pikërisht pjesën ku Capital T këndon: “Me ty kam pas shumë kujtime”.

Kjo video bëri të përflitet se Keisi nuk e ka harruar akoma Stresin.

Pas kësaj, Stresi ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan: “A po të kujtohem? Çkemi si je?”

Kaq është dashur të përflitet se Stresi këtë postim e kishte dedikim për ish-të fejuarën.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, reperi tregoi se po lufton ta rikthejë Keisin dhe tha se dasma mund të bëhet.