Cila është gjëja e parë që do të bëje nëse një ditë fiton një lotari me shifra të frikshme?!
Pvarësisht sa hipotetike është pyetja, një fat i tillë i ka hapur një botë mundësish fituesëve, shumicës prej të cilëve i ka ndryshuar jeta brenda 24 orëve.
Çfarë bënë ata?
1. Bob Erb, kontribuoi në legalizimin e marijuanës.
Kanadezi u bë 25 milion dollarë më i pasur në 2012-in pasi rezultoi fitues i një lotarie. Ai, bleu një biletë teksa shkonte në funeralin e të atit dhe pas 43 vitesh që e blinte çdo ditë, fati qe më të. Gjithsesi, ai vazhdoi të bënte profesionin që kishte më parë dhe rrogën e çonte për bamirësi. Një pjesë e mirë e të ardhurave shkoi në mbështetje të legalizimit të marijuanës.
2. Dikush tjetër, udhëtoi botën!
Nigel Willetts ishte thjesht pronar i një pub-i para se të fitonte 1 milion dollarë në 2014-ën, falë një bilete të thjeshtë lotarie. Bashkë me familjen e tij prej 13 personash, u nisën drejt një udhëtimi të gjatë nëpër botë.
3. Ky çift bleu shtëpinë e ëndrrave
Në 2006-ën, çifti Griffiths i përdori 1.8 milion paundët që fitoi në një lotari për të blerë shtëpinë që kishin ëndërruar gjithnjë. Me çfarë teproi, blenë një Porsche dhe 2 prona të tjera për t’i dhënë me qira. Fatkeqësisht, 6 vite më vonë, çdo qindarkë nga pasuria e tyre u zhduk!
4. Pazar, pazar, pazar!
Vivian Nicholson mori pjesë në bastet e ndeshjeve të ekipeve britanike dhe fitoi plot 3 milion paund!
Gjëja e parë që bëri? Porositi fustanet që i pëlqenin më shumë nga dyqanet luksoze të Harrods, Londër, bleu disa makina super të shtrenjta dhe pa gjithë USA-n dhe Europën.
Në 2016-ën, garderoba e saj ishte e mbushur me emra markash të modës së lartë, por kuleta ishte BOSH.
5. Dikush, i pagoi motrës operacionin e zmadhimit të gjoksit.
Sarah, ishte vetëm një studente kur fitoi plot 4.2 milion dollarë nga një biletë e thjeshtë lotarie në 2005-ën. Çfarë bëri me to? I bëri qejfin gjithë familjes duke i dhuruar prindërve një shtëpi të re, makina dhe pushime luksoze. Një pjesë tjetër shkoi për ndërhyrjen e së motrës e cila prej kohësh donte të zmadhonte gjoksin.