“KA ARDHUR KOHA E KALLUPIT SOT”/ Banorët kundër Beniadës në “BBV” – AlpeGossip
“KA ARDHUR KOHA E KALLUPIT SOT”/ Banorët kundër Beniadës në “BBV”

“KA ARDHUR KOHA E KALLUPIT SOT”/ Banorët kundër Beniadës në “BBV”

Katër nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po vuajnë dënimin duke jetuar përkohësisht në një pjesë të pavarur nga pjesa tjetër si pasojë e thyerjes së disa prej rregullave. Për të kaluar pak kohën brenda atyre kushteve, Fifi, Paloma, Iliri dhe Arditi kanë nisur të komentojnë pjesën më të madhe të banorëve.

Këtyre “shigjetave” nuk i ka munguar as Beniada e cila u akuzua nga katërshja se ajo nuk është një faktor i cili i jep dinamikë dhe personalitet programit.

“Ka ardhur koha e ‘kallupit’ sot“,- thotë Paloma e cila la të nënkuptohej se qëndrimi i saj varet tërësisht vetëm nga pamja e saj fizike.