Në daljet publike meshkujt e njohur të ekranit nuk i kanë shpëtuar pyetjes rreth bashkëshortes.
Shpesh moderatoret kanë pasur tendencën ti ngacmojnë me pyetje “thumbuse” dhe duket se ja kanë dalë pasi përgjigjet e tyre kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut.
Po sa “frikë” kanë nga gratë personazhet e njohura?
Disa prej tyre na kanë bërë të qeshim me lot me deklaratat e tyre dhe nuk e kishim menduar se femrat pas tyre do të ishin kaq “të forta”.
Mitro Çelo
Ka qenë Jonida Shehu ajo që ka pyetur gazetarin nëse në shtëpi atij ia bën “zap” Zefi apo gruaja, Mitro u vetpërgjigj duke u shprehur thjesht dhe hapur: “Jo për gjë, por unë vetë kam frikë nga gruaja”
Gena
I ftuar në emisionin e Luanës këngëtari është pyetur për bashkëshorten ku edhe ka dhënë një përgjigje shokuese.
Këngëtarja Fifi i kërkoi që të tregonte ndonjë incident me gruan e tij, Gena u shpreh se: “Në fakt nja dy herë ma ka nxirë syrin”.
Sinan Hoxha
Martesa e Sinanit me Andrrën ka qenë gjithmon në qendër të vëmenjdes dhe shpesh në daljet televizive këngëtari ësjtë “ngacmuar” për bashkëshorten.
“Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën vetë jeta, është vetë natyra. Pra ti s’je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt mjaltë”
AlpeNews.al