Nëse nuk e dini, po ua themi tani: “Vjehrra po ju shkatërron jetën seksuale!” – AlpeGossip
Nëse nuk e dini, po ua themi tani: “Vjehrra po ju shkatërron jetën seksuale!”

Nëse nuk e dini, po ua themi tani: “Vjehrra po ju shkatërron jetën seksuale!”

Menjëherë sapo lidh kurorë me të dashurin e jetës, familja e tij bëhet e jotja! Mirëpo jo në të gjitha rastët, nuset dhe vjehrrat gëzojnë raport të mirë me njëra –tjetrën dhe nuk po flasim vetëm për Shqipërinë. Jo më kot, i kanë dedikuar edhe këngë, romane, e filma.

Por ajo që nuk dinim është se vjehrrat ndikojnë edhe në marrëdhëniet seksuale mes çifti!

Debatet e shumta me vjehrrën, normalisht që do t’ju prishin humorin dhe në momentin e parë që takoni bashkëshortin shkarkoni të gjitha stresin e mbledhur. Mirëpo bëhet fjalë për nënën e tij dhe do – s’do, ai do t’ju mbaj mëri dhe atë mbrëmje do të flini me turinj. Pra dëshira për seks u venit!

Ka edhe vjehrra manjake! Oh, tingëllon pak keq por do t’ua shpjegojmë. Në momentin që bashkëjetoni me prindërit e tij, privatësisë I thoni mirupafshim. E nëse ju teket në mes të ditës të kryeni marrëdhënie seksuale, prisni t’ju bie telefoni, pasi vjehrra (e fiksuar pas të birit) bëhet xheloze dhe ju thërret t’i bashkoheni asaj. Ose ose ju troket edhe në derë!

Por si ta mbroni lidhjen? Fillimisht mendoni të mbroni marrëdhënien tuaj. Nëse e doni partnerin, përpiquni të gjeni një zgjidhje për të shuar debatet! Por asnjëherë mos harro, se je martuar me të dhe jo me prindërit e tij. Ndaj seksin dhe partnerin, vendose në vend të parë!

Por nuk hedhim poshtë faktin se ka edhe vjehrra “sherbet”, që i ka bekuar perëndia…