“Kur do martohesh… I ke bërë buzët…”/ PYETJET që kanë ÇMENDUR VIP-at shqiptarë ndër vite – AlpeGossip
“Kur do martohesh… I ke bërë buzët…”/ PYETJET që kanë ÇMENDUR VIP-at shqiptarë ndër vite

“Kur do martohesh… I ke bërë buzët…”/ PYETJET që kanë ÇMENDUR VIP-at shqiptarë ndër vite

Ka disa personazhe televizive të cilët kudo që do të shkojnë do të përballen me të njëjtat pyetje dhe pse përgjigjja e tyre për ato janë njësoj në të gjitha rastet.

Po e nisim nga Luana. Pyetja që i ka “lënë pa gjumë” të gjithë është a ka bërë Luana operacione plastike, dhe sigurisht që përgjigjja është JO.
Ndryshimet e Luanës ndër vite moderatorja së fundmi i ka kthyer përgjigjje se kanë të bëjnë me shtimin e saj në peshë dhe asgjë më shumë. Fryrja e buzëve, të pasmet më të mëdha dhe çdo gjë tjetër në trupin e saj ka ardhur nga ushqimi i tepruar.

Një tjetër vajzë e showbizit që has këtë pyetje është Aurela Hoxha, e cila dhe ajo ka ndryshime si nata me ditën kur shohim fotot e saj para dhe pas por përgjigjja e saj do të jetë gjithmonë: “Kam bërë vetëm buzët dhe asgjë tjetër.”

Kurjoziteti mbetet i njëjtë dhe për Redon Makashin. Kur do të martohet Redon Makashi? Këngëtari gjithmonë ju jep shpresa njerëzve se shumë shpejt do të vi dita e martesës së tij, por u bënë shumë vite që nuk po shohim gjë.

Së fundmi kurioziteti është shtuar dhe për lidhjen e Eva Muratit me djalin e Jozefina Topallit. Kudo që të shkojë do tja bëjnë një pyetje për të dhe ajo kthen të njëjtën përgjigjje që do ta mbaj larg jetën private nga televizioni, por duket se kjo nuk do të mari fund derisa Eva të postojë prap foto me Genarin dhe të gjithë të kuptojnë që ata janë në një lidhje.

Robert Berisha bashkëshorti i Nora Istrefit është “bilbili” i familjes. Nëse ka diçka që gazetarët do të bëhen kuriozë për Norën, mjafton të pyesin Robertin sepse ai do ti tregojë të gjitha, madje nuk do të ngelet vetëm me Norën, por dhe për kunatën e tij Era Istrefin. Madje sëfundmi ka filluar të tregojë dhe për marëdhënien e çiftit Tuna-Patris.

Përgatiti AlpeNews.al