Pa fjalë: Bleona del tërësisht topless në festën e çmimeve Oscar dhe ja ç’shkruajnë mediat e huaja – AlpeGossip
Pa fjalë: Bleona del tërësisht topless në festën e çmimeve Oscar dhe ja ç’shkruajnë mediat e huaja

Pa fjalë: Bleona del tërësisht topless në festën e çmimeve Oscar dhe ja ç’shkruajnë mediat e huaja

Mbrëmjen e së dielës, në Los Anxheles të Kalifornisë u mbajt ndarja e çmimeve Oscar, ku u vlerësuan prodhimet kinematografike dhe artistët më të mirë të vitit që lamë pas.

Por ndonëse nuk ka mundur të jetë në sallën e ceremonisë, këngëtarja e famshme shqiptare Bleona Qerreti ka qenë e ftuar në festën ekskluzive të “Vanity Fair”, ku i ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj.

Këngëtarja është shfaqur tërësisht topless me një fustan në formë rrjete të stolisur me gurë të shndrritshëm. Pamja e Bleonës ka tërhequr edhe vëmendjen e disa prej mediave më të mëdha botërore si “Daily Mail”, që shkruan se këngëtarja nuk i ka lënë asgjë imagjinatës duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me look-un e guximshëm.

Ndërsa “Express.co.uk”, shkruan se Bleona ka shokuar të pranishmit dhe ndonëse ceremonia vetë nuk pati skandale, në festën e ‘Vanity Fair” nuk ishin të paktë ata që mbetën me gojë hapur.

 

Sakaq, Qerreti ka qenë e ftuar edhe në festën e përvitshme të çmimeve Oscar të organizuar nga Elton John, ku ka shkëlqyer me një fustan ngjyrë rozë të shndritshëm nga stilisti Elie Saab.