“SI PA DASHJE”/ Fjorentina e hodhi publikisht një thumb për Olsin: Shif kushëririn tënd në… (FOTO) – AlpeGossip
“SI PA DASHJE”/  Fjorentina e hodhi publikisht një thumb për Olsin: Shif kushëririn tënd në… (FOTO)

“SI PA DASHJE”/ Fjorentina e hodhi publikisht një thumb për Olsin: Shif kushëririn tënd në… (FOTO)

Olsi Klosi, i ftuar në “Thuaje me Pepsi” javën e kaluar me Dojna Memën në Top Albania Radio u shpreh se ai nuk kishte më asnjë kontakt me ish të dashurën e tij nga Big Brother, Fjorentinën dhe as nuk ka ndërmend të ketë më pasi kudo e ka bërë “block”.

Ndonëse Fjorentina nuk reagoi për këtë deklaratë të Olsit që u përhap shpejtë në media, ajo ka vendosur ta hedhë një thumb publikisht në Instagramin e saj.

Teksa ka postuar foto nga pushimet, një ndër komentueset ka qeë edhe kushërira e Olsit e cila i shkruan: “Ngele sa andej këndej” ndërkohë që Fjori i është përgjigjur: “Shif kushëririn tënd në Tv atë bëj, mos u merr me mua se unë kam lindur për qejf” – ka përfunduar ajo.

Duke qenë se Olsi ndodhej në Kiev të Ukraniës për një ndeshje futbolli me skuadrën kombëtare të kalçetos, me shumë mundësi Fjorentina i është referuar këtij rasti sepse ndeshja është transmetuar edhe në televizion.